TIRANE- Kompleksi "Jon", i ndërtuar në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, ka një faturë prej 2.5 miliard lekë të vjetra ose 1.8 milion euro. Kjo shumë financiare është vetëm preventimi i paraqitjes në bashkinë e Vlorës, lidhur me vlerën totale të punimeve.

Shuma financiare është depozituar nga pronarët e truallit Xhafer Isufi, Xhuvi Sharxhi dhe vetë adminsitratori i kompansië "GB-A Konstruksion", gjatë plotësimit të dokumentacionit në bashkinë e Vlorës. Momentalisht kjo faturë ndodhet në dosjen e prokurorisë së Vlorës, e cila prej gati 1 viti është depozituar në gjykatën e qytetit, me qëllim shqyrtimin gjyqësor ndaj të pandehurit të vetëm të kësaj çështjes Odhise Zoto.

FATURA PARAPRAKE
Sipas burimeve të prokurorisë së Vlorës, shuma prej 250.532.089.3 lekë është vetëm një shifër fillestare dhe jo përfundimtare. Gjithmonë sipas kësaj, prokurorie një shifër e tillë është paraqitur si preventive, pra nga llogaritjet financiare të bëra deri në periudhën kur projekti i ndërtimit të kompleksit "Jon" ka qënë në letër. Shifra e lart përmendur mund të jetë kaluar ose mund të jetë më e ulut, por shifrën e saktë të ndërtimit e dinë vetëm pronarët e tokës dhe kompania "GB-A Konstruksion" që ka marë përsipër ndëtimin e pallatit, në pronësi të Xhafer Isufit dhe Xhuvi Sharxhit.