Ndryshimet e fundit në ligjin për marrëdhënie pune parashikojnë rritjen e pushimit të lindjes, me tre muaj të tjerë, të cilat do të jenë pa pagesë, ndërkohë që të drejtën e shfrytëzimit të tyre, mund ta ketë edhe bashkëshorti, përveç nënës së foshnjës. Gjatë këtyre tre muajve prindi i cili do të vendosë të shfrytëzoj këtë pushim, nuk do të marrë pagë, por do t'i paguhen vetëm kontributet shëndetësore, madje nga ministria e Shëndetësisë. Ndryshimet, ndonëse u pranuan në këtë fazë edhe nga LSDM-ja, nuk i shmangu dyshimet e deputetëve opozitar se ndryshimet janë mashtrim politik. LSDM-ja tha se do të bëj përpjekje për bllokimin e ligjit të ri, me amendamente, me dyshimin se partia në pushtet synon të fitojë pikë politike. LSDM-ja po ashtu, dha alarmin e kundër-efektit që mund të kenë këto ndryshime, ç'motivimin e qytetarëve. Një pushim lindjeje që zgjat 12 muaj mund t'i bëjë punëdhënësit të mos i rimarrin më në punë nënat.<br /><br />"Përveç pushimit të rregullt të lindjes, fitohet e drejta e shfrytëzimit edhe të tre muajve shtesë, të cilët vërtet janë pa pagesë, megjithatë do të mbulohen nga ministria e shëndetësisë për sa i përket mbrojtjes shëndetësore. Ky është zgjerim i të drejtave dhe për këtë flet edhe fakti se prindërit vendosin vetë, nëse duan apo jo ta shfrytëzojnë këtë të drejtë", deklaroi Beti Kuzmanovska, VMRO DPMNE.<br /><br />"Themi "po" si LSDM, do ta mbështesim këtë ligj, megjithatë do të kërkojmë hap para, rritje të këtyre të drejtave, me faktin që kjo e drejtë të vlej edhe për prindin tjetër, dhe për këto tre muaj të paguhen të gjitha kontributet nga ana e shtetit. Kjo është zgjidhja e vërtetë. Kjo zgjidhje megjithatë është një mashtrim populist i cili sjellë pikë politikë dhe nuk i përmirëson edhe aq shumë të drejtat e punëtorëve në këtë rast, grave nëna", deklaroi Cvetanka Ivanova, LSDM. Alsat-M
