TIRANË-ELBASAN - Deputeti i PD, ish-ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, ka humbur jetën në një aksident në rrugën Tiranë-Elbasan. Lajmi konfirmohet nga burime nga burime të Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme. Bashkë me të është plagosur rëndë edhe një person tjetër, ende i paidentifikuar.<br /><br />Siç informon nga vendngjarja korrespondenti i 'A1 Report", Arsen Rusta aksidenti ka ndodhur sot në mbrëmje në aksin rrugor Tiranë-Elbasan në lapidarin e Kërrabës rreth orës 21:20 minuta të mbrëmjes së sotme tek zona e quajtur lapidari i Kërrabës, në kilometrin e 6 të rrugës Tiranë-Elbasan automjeti, tip Audi Q7, me targë AA003NH, në zotërim të Olldashit ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.<br /><br />Ai ka bërë disa rrotullime dhe ka rënë në një humnerë 100 metra të thellë. Rrëshqitja dhe ndoshta shpejtësia e madhe mendohet se kanë qenë shkaqet e aksidentit, i cili ka ndodhur fiks ngjitur me varrezat dhe xhaminë e fshatit Kërrabë. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy ambulanca, forcat e policisë së komisariatit numër 1 dhe policia rrugore.
