Surprise Me!

Taksistët të revoltuar për ligjin e ri

2015-08-21 11 Dailymotion

Obligimi për mësimin e gjuhës angleze shqetëson taksistët. Të revoltuar, ata thonë se qeveria po tenton të ulë numrin e taksistëve. Për ta, problem paraqet mosha por edhe fakti që shumë rrallë vozitin turistë. Siç thonë ata, ndodh ndoshta vetëm një herë në vit që ata të vozitin turistë të huaj, dhe për këtë, nuk kanë probleme komunikimi.

"I kam 55 vjet. Prej ku ta mësoj unë gjuhën. Kjo është vetëm për t'i pakësuar taksistët. Kjo është interesi i dikujt që të vetit të punësohen e shqiptarët të mbesin rrugëve, siç kanë mbetur të gjithë pa punë. Kush vjen këtu të hipë për të folur anglisht. Një herë në vit mundet një person të lajmërohet. Spik inglish ja bën. S'ka nevojë për një tur në vit."

"Ne nuk jemi duke vozit anglez ose gjerman. Rrimë tëre ditën, 3-4 orë e marrim një turë 70-80 denarë. Si do ta mësojmë ne anglishtën. Ku janë ato turistë? Qe dy vite punoj taksist, ende asnjë. Mirë është ta dish por nuk ka nevojë".

"Si mund ta dij anglishten unë zonjushë kur 25 vite kam qenë në punë të shtetit. Na I mbyllën firmën, na largun prej pune. Tash në pleqëri un ku të shkoj. Anglishtja..edhe ajo më mungoj mua, të mësoj anglishten. Të gjitha të drejtat na I kanë marrë, prej pune na kanë largu, tash edhe anglishten ta mësojm edhe më mirë të shkojm të hidhemi në Vardar. Për 50 vite nuk kam mund ta mësoj e për 3 vite. Larg asaj".

"Si ta mësoj kur un i kam 57 vjet. Kur ta mësoj. Un s'mund ta mësoj. Mua nuk ka merr mendja që mund ta mësoj".

Problemi tjetër që shkakton nervozizëm tek taksistët është gjoba prej 500 eurosh, e cila do t'iu shkruhet të gjithë atyre që do të parkojnë në vendet që nuk mbajnë shenjën për vendndalim të taksive. Ata habiten me faktin se qeveria kërkon rregull dhe rend nga taksistët por nuk iu mundëson atyre të kenë më shumë vende për parkim. Tek stacioni i taksistëve në Bit Pazar, kjo situatë është përditshmëri.

"Jemi 3000 taksistë, taksi stacione bile as për 200 nuk ka. Kërkojnë diçka pa lidhje që nuk ka. E shihni edhe vetë se si jemi mbledhur, nuk dimë se ku parkojmë. Një të ndalur polici do të shkruan denim".

"Ne gjithë dimrin tëra anët të bllokuar. S'ka taksi stacione, taksistë ka shumë. Të gjithë që janë larguar prej pune, s'kanë pasur ku të shkojnë. Kanë marrë nga një veturë janë bërë taksistë. Secilin moment neve kush mbërrin na dënon. Na përzënë, na largojnë, na dërgojnë në kontrollim teknik."

Sipas propozim/ligjit të ri për transport udhëtarësh, të gjithë taksistët duhet që të kalojnë një trajnim si test për shkathtësitë e tyre në këtë profesion. Përveç kësaj , deri në janar të vitit 2017, ata duhet të mësojnë bazat e gjuhës angleze, dhe deri në 2019, njohuritë e gjuhës duhet të ngrihen një shkallë më të lartë, në të kundërtën do të humbin licencën. Licenca mund të humbet edhe për dy herë parkim të palejuar në stacionet e autobusëve dhe vende të tjera ku nuk ka vend të shënuar për parkimin e taksistëve. Shpenzimet për trajnimin e taksistëve dhe mësimin e anglishtes financohen nga Ministria e Transportit. Ndërkohë...

Buy Now on CodeCanyon