Surprise Me!

A1 Report - Aksidentet rrugore, policia aksione kontrolli me teknologjinë "Skaut"

2015-08-21 0 Dailymotion

TIRANE- Në një kohë kur bilanci i aksidenteve rrugore vazhdon të mbetet i frikshëm me humbjen e jetëve njerëzore, si dhe në rastin e deputetit të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi. Policia Rrugore ka riaktivizuar teknologjinë "Skaut", e cila në distancë identifikon shoferët me probleme. Një patrullim është realizuar sot në autostradën Tiranë-Durrës, ku vetëm në 15 minuta janë konstatuar 60 mjete me shkelje gjatë përdorimit të rrugës.<br /><br />Në kuadër të shmangies së aksidenteve në rrugë, si dhe sensibilizimit të shoferëve, Policia Rrugore së bashku me policinë e kryeqytetit me anë të aparaturës "Skaut" kanë nisur patrullimin në aksin e kësaj autostrade.<br /><br />Teknologjia "Skaut", në kohë reale identifikon nëpërmjet targës së automjeteve shkelësit e rregullave të qarkulllimit rrugor, ku vetëm në pak minuta në postobllokun e ngritur janë konstatuar mbi 60 shoferë me probleme.

Buy Now on CodeCanyon