TIRANË - Në debatin nëse duhet të kemi Universitet Mjekësie apo vetëm fakultet Mjekësie janë përfshirë edhe studentët. Ata shprehen se statusi aktual i Universitetit të Mjekësisë po i penalizon, pasi diploma që ata marrin nuk njihet nga askush. Ata kërkojnë debat mes profesorëve në mënyrë që të marrë fund ky ngërç i krijuar<br /> <br />Krijimi i universitetit të Mjekësisë, ka sjellë probleme serioze për studentët. Jonel Ngjelina, student i vitit të gjashtë për mjekësi të përgjithshme, e ka nisur fakultetin nën siglën e Universitetit të Tiranës, por tashmë që është në prag të diplomimit, ai shprehet skeptik, për diplomën që do të marrë sepse Universiteti Mjekësor nuk njihet nga asnjë institucion.<br /> <br />Ai thotë se duhet të ketë një debat publik nëse duhet të ketë vetëm fakultetet mjekësie apo univrsitetet mjekësie. Senator në këshillin studentor të fakultetit të Mjekësisë ai i ka dërguar një letër të hapur dekanit të Mjekësisë dhe rektores së UMT ku u shtron të gjitha problemet me të cilët po hasen studentët e Mjekësisë pas shkëputjes nga Universiteti i Tiranës dhe krijimit të Universitetet mjekësor.