Surprise Me!

A1 Report - Eksperti: Olldashi nuk ka rrëshqitur s'do ketë vënë rripin e sigurimit

2015-08-21 0 Dailymotion

TIRANË - "Nga mënyra si është dëmtuar dhe ku, më çon në logjikën që nuk duhet ta ketë pasur rripin e sigurimit. Nuk besoj se do kishte humbur jetën, nëse do ta kishte vënë, se rripi i sigurimit nuk është luks, s'vihet për policin, por për të ruajtur jetën tënde". Kësisoj ka analizuar në studion e televizionit "A1 Report" ekspert i policisë rrugore, Gëzim Hoxha, mbi humbjen tragjike të jetës së deputetit të PD, Sokol Olldashi në aksident rrugor.<br /><br />Edhe pse nuk ka qenë në vendngjarje, nga sa ka parë në media Hoxha ka shpjeguar mënyrën se si mund të ketë rënë trupi i Olldashit dhe ka theksuar se airbagët e një makine si Benzi i Olldashit të ruajnë, por trupi shkon mjaft përpara, sepse ikja për inerci krijon forcë goditëse, nëse s'ke rrip sigurimi. Rripi nuk të lë të ikësh përpara apo koka lart. "Rripi i sigurimit duhet përdorur nga të gjithë jo vetëm jashtë Tiranë, por dhe brenda. Në aksidente humb jetën edhe me shpjetësi të vogël".<br /><br />"Nuk mendoj se makina e Olldashit ka rrëshqitur. Nuk bëhet fjalë për rrëshqitje, se ajo makinë është e mirë, e re dhe nuk rrëshket. Madje këto cilësi kanë ndikuar te besueshmëria e Olldashit te automjeti, e nga besueshmëria bëhen dhe gabime", ka vijuar analizën e tij Hoxha.

Buy Now on CodeCanyon