Ministri i arsimit Spiro Ristoski sqaroi dilemat rreth emrit të shkollës fillore " Kongresi i Manastirit" i cili u përurua ditë më parë. Sipas tij emri i shkollës " Kongresi i Manastirit" i shënuar edhe me alfabetin cirilik ka marr pëlqim që në vitin 2006 nën qeverisjen e LSDM. Ministria e atëhershme e arsimit ka dhënë pëlqim që shkolla fillore 'Liria' të ndahet në dy subjekte ndërsa emri i këtij subjekti edhe me vendim gjyqësor është shënuar me alfabetin cirilik. Për këtë shkak ministria aktuale e arsimit është e pafuqishme të ndërmerr masa përderisa nuk ka një propozim për korrigjim nga ana e komunës së Çairit. Ndërkohë nga LSDM-ja kanë reaguar duke thënë se emri i shkollës është evidentuar në regjistrimin gjyqësor më 28 korrik, 23 ditë pas zgjedhjeve të vitit 2006 që u fituan nga VMRO-DPMNE-së apo pikërisht në ditën kur Gruevski mori mandatin për formimin e qeverisë.<br /><br />"Subjektit të ri juridik me pajtueshmëri paraprake nga qeveria e atëhershme e LSDM-së dhe ministrisë së arsimit regjistrohet shkolla e re me emrin " Kongresi i Manastirit" në kuadër të vendimit gjyqësor për regjistrim ajo shkollë ashtu është shënuar me përkrahje cirilike. Në këtë moment ministria nëse merr propozim për korrigjim nga ana e komunës duke pas parasysh se procedura dikton që këshilli shkollor përmes komunës të dërgoj deri te ministria propozim për korrigjim, ministria do ta pranoj", deklaroi Spiro Ristovski, ministër I arsimit. Alsat-M
