Surprise Me!

Makina e Olldashit, në kontroll asnjë rezultat, dërgohet te "Benz"

2015-08-21 0 Dailymotion

Automjeti i të ndjerit Sokol Olldashi do i nënshtrohet një ekzaminimi të imtësishëm në qëndrën e filialit të "Mercedes-Benzit" në Tiranë. Vendimi për të transportuar makinën nga ambjentet e Drejtorisë së Policisë Tiranë, në serviset e filialit të "Mercedes Benzit" që ndodhen në autostradë, është marrë ditën e djeshme nga prokuroria e Tiranës. Kjo për shkak se testi i parë kumpjetrik i kryer nëpërmjet një Lap-Topi nuk ka arritur të nxjerë të dhëna të sakta që mund ti shërbejnë grupit hetimor.<br /><br />Në këto kushte, pas dështimit të kësaj prove të bërë në ambjentet e Drejtorisë së Policisë Tiranë, është vendosur që makina ti nënshtrohet ekzaminimeve në njërin nga servisët e "Mercedes-Benzit", distributorit të kompamisë Gjermane që vepron në Shqipëri. Pritët që në fillim të javës së ardhshme prokuroria e Tiranës të njihet dhe konkluzjonet e provave elektronike që do kryejnë inxhinierët e këtij servisi.

Buy Now on CodeCanyon