TIRANË - Përmirësimi i shkëmbimit ekonomik midis Shqipërisë dhe Italisë dhe inserimi i kompanive italiane në tregun shqiptar janë në qendër të programit të përbashkët midis qeverive të të dyja vendeve.<br /><br />Nëpërmjet këtij programi italo-shqiptar, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme kanë një mundësi më tepër për kredimarrje nga bankat dhe për të zhvilluar afirmimin e tyre profesional. Në konferencën e përbashkët midis Ambasadës italiane dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik janë nënvizuar disa nga aspektet më të rëndësishme për të favorizuar këtë shkëmbim ekonomik.<br /> <br />Katër janë faktorët themelorë për të favorizuar për të përmirësuar shkëmbimet ekonomike dhe për të favorizuar inserimin e kompanive italiane në Shqipëri janë gjithmonë të njëjta; qartësia e të drejtave, sfumimi i peshës së burokracisë, krijimi i arenave industrialë, ku mund të mblidhen investitorët, krijimi i një pike të vetme referimi. Dhe ashtu siç do të përkufizuam aksesi në kredi dhe afirmimi profesional.
