Prokuroria e Përgjithshme bën publike rezultatin e ekspertizës autoteknike të automjetit me të cilin është aksidentuar deputeti Sokol Olldashi mbrëmjen e 20 nëntorit 2013 pranë Krrabës.

Sipas ekspertizës shkaqet e aksidentit kanë qenë pakujdesia dhe mungesa e barrierave anësore në rrugën ku ka ndodhur ngjarja.

Raporti përfundimtar, i hartuar nga një grup ekspertësh të kërkuar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, konstaton se shkaqet kryesore që kanë sjellë aksidentin janë:

-Shpejtësia: Olldashi udhëtonte me 45 km/h. Automjeti duhet të lëvizte me shpejtësi më pak se 20 km/h.
-Nuk ka pasur të vendosur rripin e sigurimit
-Mungon sinjalistika horizontale
- Nga Enti pronar i rrugës nuk janë vendosur barrierat e sigurisë në pikat kritike, shkeli nenin 14 të Kodit Rrugor.