Surprise Me!

Besimi: Mos-marrja e datës nuk rrezikon stabilitetin

2015-08-21 1 Dailymotion

Maqedonia nuk kërcënohet nga destabilizimi i brendshëm nga mosmarrja e datës edhe në Samitin e dhjetorit. Kështu u shprehën Zv/kryeministri për çështje evropiane Fatmir Besimi dhe përfaqësuesja e drejtorisë për zgjerim të KE-së Aleksandra Kas Granje duke i kthyer përgjigje në këtë mënyrë edhe zërave shqetësues që u ngritën gjatë debatit mbi rezolutën e Riçard Houit, raportuesit për Maqedoninë në Parlamentin Evropian një ditë më parë.

"Zërat për destabilizim të vendit dhe të rajonit nuk janë argument apo interes që do të ishin atraktive për BE-në. Normalisht prolongimi do të ndikonte në koncepte të ndryshme politike qofshin ato radikale apo nacionaliste por ky nuk është një argument që duhet të shfrytëzojmë..ne si faktor shqiptar në qeveri dhe në përgjithësi komuniteti shqiptar reflektojmë interesat që vendi dhe rajoni të jeni në paqe dhe të hapërojnë sa më shpejt drejt integrimeve rajonale dhe në BE", deklaroi Fatmir Besimi, zv/kryeministër për çështje evropiane.

Përfaqësuesja e Komisionit Evropian, Kas Granje tha se megjithëse vendi ka ngecur të shënojë progres përpara në integrimet evropiane, BE-ja nuk do të heq dorë përkundrazi do të vazhdojë të mbështesë rrugën evropiane të Maqedonisë. Ndërkaq zërat për destabilizim, ajo i cilësoi si tema për përdorim të brendshëm.

"Unë nuk mendoj se pamundësia për të hapur negociatat, mos dhënia e datës mund të ndikoj në destabilizim e shtetit. Nëse do të hapeshin bisedimet, me siguri do të intensifikoheshin edhe përpjekjet në procesin e reformave. Këtë e kemi parë edhe nga shembujt e mëparshme, nëse do të hapnin negociatat me siguri nesër do të kishim një nivel më të lartë të dialogut nga tani. Por, të themi se shteti do të destabilizohej, kjo mund të thuhet vetëm me qëllime të politikës së brendshme dhe këtë duhet ta vlerësojnë liderët e dy komuniteteve. Por ne nga Komisioni nuk shohim asnjë sinjal që të ndodhë...ne shohim një koalicion të qëndrueshëm dhe bashkëpunim mes dy komuniteteve më të mëdha", tha Aleksandra Kas Granje, drejtoria për zgjerim e KE-së.

Besimi dhe Kas Granje i bënë këto komente pas firmosjes së sotme të dy marrëveshjeve financiare mes Maqedonisë dhe BE-së; konkretisht për fondet IPA në kuadër të përforcimit të kapaciteteve demokratike të institucioneve, si dhe marrëveshjen për bashkëpunimin ndërkufitar mes Maqedonisë dhe Greqisë. Për përmbushjen e projekteve në kuadër të këtyre dy sektorëve, Maqedonia ka në dispozicion 30 milion euro nga BE-ja për shfrytëzim. Semra Jakupi

Buy Now on CodeCanyon