HAITI - Tridhjetë emigrantë nga Haiti kanë vdekur dhe 110 të tjerë janë shpëtuar, pasi barka e tejmbushur në të cilën udhëtonin u përmbys 28 kilometra larg brigjeve Staniel Cay, në Bahamas.<br />Videot e Rojeve Bregdetare tregojnë qindëra njerëz të ngjeshur në një barkë 12 metra të gjatë.<br />Rojet bregdetare të SHBA dhe ato të Bahamas-it punuan së bashku për të shpëtuar të mbijetuarit. Ata u dërguan menjëherë në Bahamas për kujdes mjekësor.
