Surprise Me!

A1 Report - Berisha i lë trashëgim Ramës kryeinspektoren, kandidate e PD

2015-08-21 1 Dailymotion

TIRANE- Inspektorati Qëndror pranë Këshillit të Ministrave, në varësinë direkte të Kryeministrit vijon të drejtohet nga një zonjë, që i ka mbijetuar gjithë drejtuesve të lartë të qeverisë, pavarësisht nëse ka qënë PD apo PS në pushtet. Ajo quhet Mimoza Hajdarmataj, e diplomuar në UT, Inxhinieri Elektrike, Dega Elektronikë, me studime pasuniversitare pranë Inxhinierisë së Ndërtimit me temë "Vlerësues i Pasurive të Paluajtshme", në Fakultetin Ekonomik Master Profesional në "Marketing i avancuar" dhe në Fakultetin e Histori-Filologji Master Shkencor në "Marrëdhënie Ndërkombëtare".<br /><br />Mimoza Hajdarmataj është Inspektore e Përgjithshme prej më shumë se dy vjetësh, kandidate humbëse për deputete në Qarkun e Kukësit për PD në zgjedhjet e 23 Qershorit, e pesta në listë vijon në këtë detyrë që varet direkt nga Edi Rama. Njëherësh Hajdarmataj mbetet ndër të vetmet drejtuese të larta, që varet direkt nga kryeministri, që nuk është larguar nga posti që mban që nga viti 2011. Kryeinspektorja ka drejtimin e të gjitha inspektorateve që janë vendosur pranë ministrive të linjës, që menaxhohen vetëm nga një dorë.<br /><br />Kështu, Inspektorati Shtetëror i Punës e Shërbimeve Sociale, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, Inspektorati kombëtar i Arsimit Parauniversitar, Inspektimi i Metrologjisë e Kalibrimit, Inspektimi për Mbrojtjen nga Rrezatimi Jonizues, Inspektimi i Sigurisë së Veprimtarive Minierave, Zyra Shqiptare për të Drejtat e Autorit, Inspektimi i Sigurisë dhe Shpëtimit nga Zjarri, Inspektorati Qendror Teknik, Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar dhe Qendra Kombëtare e Kontrollit të Barnave janë në dorën e Hajdarmatajt, duke e bërë atë më të besuarën e kryeministrit në të gjitha rastet, pasi përmes saj ushtron kontrollin mbi këto inspektorate. Ajo është emëruar më 30 gusht 2011 nga Këshilli i Ministrave i drejtuar nga Berisha, me VKM. Megainspektoriati është formuar nga shkrirja e 36 inspektorateve në 12 të tilla e do jetë superfuqi me të drejta absolute.

Buy Now on CodeCanyon