FIER - Një motovedetë e Guardia di Financias e ardhur nga Italia, është bllokuar në bregdetin e Fierit, pasi ka qenë në ndjekje të një gomoneje nga Durrësi, që besohet se po transportonte lëndë narkotike.

Siç bëhet e ditur nga Policia Kufitare e Vlorës, që ka nisur operacionin për nxjerrjen e saj nga cektinat e Semanit, në mjetin lundrues të ardhur nga Italia, janë edhe dy efektivë të Guardia di Financës.

Për nxjerrjen e tyre ka nisur një aksion që në orët e para të mëngjesit por ende nuk është bërë e mundur që ajo të nisë lundrimin. Në ndihmë kanë shkuar anije shqiptare por ende nuk është nxjerrë nga vendi ku ka mbetur.

Mësohet se, nëse nuk do të nxirret shpejt, ka rrezik që motovedetë mund të mbytet.