Aktiviteteve për ditën Ditën Botërore Kundër AIDS-it i është bashkuar edhe Kryqi i Kuq Shqiptar me anë të një marshimi simbolik përgjatë bulevardit.

Së bashku me organizatorët e Kryqit të Kuq Shqiptar kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues të Institutit të Shëndetit Publik.

Anila Llaha Koordinatorja e Kryqi i Kuq Shqiptar, Dega Tiranë është shprehur rreth mesazhe pozitive që zëri i komunitetit përçon nëpërmjet aktiviteteve të këtij lloji.

"Ky aktivitet kaq masiv dhe kaq i bukur ishte finalizimi i të gjithë aktiviteteve që Kryqi I Kuq Shqiptar organizon në kuadër të projektit "Parandalimi i Hiv/Aids",-është shprehur Llaha.

Rreth grumbullimit dhe realizimit të aktivitetit vullnetari Christian Cura ka theksuar:

"Ky është një rrjet i gjerë i cili funksionin tek dega Tiranë dhe kemi vullnetarë në çdo shkollë të cilët lajmërojnë njeri-tjetrin dhe bëjnë aktivitete speciale dhe shumë masive siç u realizua edhe aktiviteti i sotëm,"-është shprehur Cura.

Aktiviteti është përmbyllur pranë Korpusit Universitar ku të rinjtë e Tiranës kanë dhënë mesazhet e tyre për luftën kundër Hiv/Aids.