Një ditë pas publikimit të videos ku kryeministri Edi Rama shfaqet duke kërcyer Napolonin me njerëz të artit e kulturës, ardhur nga Europa e Amerika, duke festuar Natën e Bardhë, vërehet bum klikimesh në "Shqiptarja.com", rreth 20 mijë vizitorë. Ndërsa video në "Youtube" shënon mbi 55 mijë klikime.

Lajmi ka shtuar kuriozitetin e lexuesve të shumtë të cilët kanë klikuar tek "Shqiptarja.com", për të parë kryeministrin dhe bashkëshorten e tij Linda, tek festojnë me artistët tek "Pallati i Brigadave".

Edhe kryeministri Rama postoi lajmin dhe videon e 'Shqiptarja.com" për ta ndarë atë edhe me miqtë e tij të shumtë në rrjetin social "Facebook".

Ajo çka u bë me dije nga vetë kryeministri Rama në postimin e tij në facebook është se ishte një mbrëmje ku ishte folur për rimëkëmbjen e prodhimit artistik e kulturor në Shqipëri.

Por jo vetëm kaq. Kryeministri Rama ka organizuar një darkë për ta ku ka pasur dhe këngë dhe valle popullore.

Madje kur në sfond vihet kënga "Kush kërcen Napolonin" , valles, që merret nga kërcimtarët më të mirë të baletit në Shqipëri, i është bashkuar dhe vetë kryeministri Rama.