TIRANE- I ftuar në studion e "A1 Report" në emisionin "5 Pyetjet nga Babaramo", kreu i Drejtësisë, Nasip Naço theksoi se Policia e Shtetit dhe Drejtoria e Burgjeve e dinin që në 25 shtator se do arratiseshin nga burgu i Drenovës, edhe emrat dhe mbiemrat e të burgosurve që do tentonin, u hartua dhe një plan masash, por që nuk u zbatua dhe ndodhi ajo që ndodhi... Ndërsa sipas dëshmive më pas të të arratisurve arma në frigorifer ishte futur që në qershor. "Ne dinim se kush donte të arratisej, se do futej një pistoletë brenda një frigoriferi. Ka ardhur një informacion nga Policia e Shtetit në 25 shtator, por ndodhi ajo që ndodhi. Unë falenderoj strukturat e policisë dhe qytetarët që informuan në kohë. Por më pas dolise frigoriferi ka hyrë që në qershor. Kjo është provuar nga dëshmitë e atyre që u arratisën, nga ata që e lejuan. Kishte ndodhur muaj më parë. Kjo na bëri të marrim më pas masat që morëm ndaj personelit të burgut. Kërkuam që para se të ndodhte ngjarja të bënim ndryshime të tjera për sigurinë e burgjeve", u shpreh ministri Naço.
