TIRANE - Shqipëria vijon të shënojë rekorde negative të nivelit të korrupsionit. Transperancy International ka publikuar sot raportin e Indeksit të perceptimit të korrupsionit për vitin 2013, ku vendi ynë ka shënuar regres, duke zbritur tre vende më poshtë se një vit më parë.

Sipas TIA korrupsioni në vendin tonë po shfaq një fizionomi të re nëpërmjet financimit të partive politike, pastrimit të parave kontrollit të sistemit të prokurimeve

Në listën prej 177 shtetesh, Shqipëria renditet në vend të 116 nga vendi i 113 që ishte një vit më parë. Kosova renditet në vendin e 111 nga vendi i 106 që zinte më parë.

Në këtë situatë Transpranecy International apelon për rritjen e përgjegjshmërisë së administratës publike, pavarësinë e institucioneve dhe hetimin e pakompromis të përgjegjësive të akteve korruptive. Transparency International është organizata botërore e shoqërisë civile që drejton luftën kundër korrupsionit.

Shqipëria është vendi më i korruptuar në të gjithë Ballkanin, duke ngelur edhe pas Kosovës.

Mali i Zi ka zënë pozitën e 67-të, duke rënë nga vendi i 75-të ku ishte radhitur vitin e kaluar. Përmirësime në krahasim me vitin e kaluar kanë shënuar edhe Kroacia me vendin e 57-të nga pozita numër 62, pastaj Serbia me vendin e 72-të nga 80, kurse Maqedonia është radhitur në vendin e 67-të, për dallim nga pozita e 69-të vitin e kaluar.

Rënie vërehet edhe përsa i përket rezultatit të arritur nga këto dy vende në perceptimin e korrupsionit. Shqipëria nga 33 pikë bie në 31 ndërsa Kosova nga 34 në 33 pikë. Dy vendet me rezultatin më të lartë janë Danimarka dhe Zvicra.

Në raportin e saj, organizata Transparency International thotë se treguesit e këtij viti janë një paralajmërim se shpërdorimi i pushtetit, allishverishet e fshehta dhe rryshfetet vazhdojnë t'u sjellin shkatërrime shoqërive kudo në botë.

Treguesi i perceptimit të korrupsionit bazohet mbi mendimet e ekspertëve lidhur me korrupsionin në sektorin publik. Treguesi i këtij viti rendit Danimarkën si vendi më pak i korruptuar dhe Somalinë në vend të fundit.