Surprise Me!

USAID, energji të pastër dhe menaxhim industrial

2015-08-21 4 Dailymotion

Reformat në sektorin energjetik janë të domosdoshme ndërsa industria doemos duhet të analizoj konsumin energjetik se si në mënyrë më efikase ta përdorë energjinë. Kjo u tha në promovimin e projekteve të USAID-it, dedikuar sektorit energjetik. Projektet janë për investime në energji të pastër dhe për menaxhment industrial. Me projektin e parë tentohet që të nxitet sektori industrial, i cili shpenzon thuajse 34 për qind të energjisë finale, që të shfrytëzojë burime përtëritëse të energjisë. Me projektin e dytë, për menaxhment industrial, industria e Maqedonisë do të aftësohet për ndjekjen e konsumit të energjisë, menaxhimin dhe identifikimin e masave të mundshme për përmirësimin dhe kursimin e saj. Në vend tashmë janë duke u realizuar disa projekte për efikasitet energjetik në më shumë sfera. Alsat-M

Buy Now on CodeCanyon