STRASBURG - Parlamenti Europian ka miratuar rezulotën ku kërkohet që Shqipërisë ti jepet statusi i vendit kandidat për në BE. Me 49 vota pro, asnjë kundër dhe me vetëm një abstenim, Komiteti i Jashtëm i Parlamenti Europian ka miratuar rezolutën e hartuar nga raportuesi për Shqipërinë, Nikola Vuljaniç.

Përmes kësaj rezolute me 4 faqe, i kërkohet Këshillit të Europës të njohë përparimin e Shqipërisë, duke i dhënë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian.

Për më shumë se 30 minuta, nga ora 09:30 minuta e deri në orën 10:05 komisioni i Jashtëm i PE-së, ka diskutuar rezolutën për dhënien e statusit kandidat të Shqipërisë në BE. Deputetët kanë diskutuar në lidhje me rrugën që ka bërë Shqipëria për tu integruar.

Ata kanë kërkuar, që mazhoranca dhe opozita të bashkëpunojnë për integrimin.