TIRANË - Marrja e lekëve nga pacientët ka çuar në pranga mjekun anestezist-Reanimator tek Skaneri në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë, Ilir Broqi bashkë me sekserin e tij, Arben Doda.<br /><br />Arrestimet janë bërë gjatë mëngjesin e sotëm nga ana e efektivëve të sektorit të luftës ndaj korrupsionit në Policinë e Tiranës.<br /><br />Burime nga policia kanë bërë të ditur se, operacioni kundër korrupsionit në mjekësi, po vijon me kontrolle në banesa, shoqërime të tjera dhe identifikimin e llogarive bankare.