VLORE- Forcat xheniere kanë mbërritur në pallatin e "Bashës", në Vlorë dhe janë duke matjet për të vendosur më pas lëndën shpërthyese, që do e rrëzojë në tokë këtë ndërtesë 8 katëshe.

Burime nga vendi i ngjarjes, bëjnë të ditur se, deri nesër në orën 12:00 do të pritet që të largohen banorët e fundit me qëllim që të nisë vendosja e vendosjes së lëndës eksplozive.

Aktualisht, forcat e INUK kanë filluar që të dobësojnë strukturën e ndërtesës me qëllim që shembja të jetë më e lehtë.

Ndërkohë në fotot të bëra nga korrespodenti i A1 Report dhe Shqiptarja.com tregojnë se po shemben kolonat anësore të pallatit.