Surprise Me!

Dibranët në mbrojtje të Radikës, protesta kundër ELEM-it

2015-08-21 1 Dailymotion

Banorët e Dibrës sërish kanë reaguar lidhur me iniciativën e ELEM-it, për të marrë afër shtatë metër kub ujë nga lumi Radika, i cili është burimi kryesor i Dibranëve për ekzistencë, si në aspektin e ujit për pije po ashtu edhe për vaditjen e tokës.

"Sigurisht që do na dëmtojë shumë shkaku se me marrjen e ujit të Radikës prishet flora dhe fauna e gjithë qytetit. Plus kjo është një gjë shumë kontradiktore sepse rrjedhën e ujit e përcakton Perëndia dhe prishja e saj prish shumë gjëra tjera, sigurisht që po protestojmë ndaj kësaj sepse Dibrës nuk i ka mbetur gjë", u shpreh një banor.

"Është një projekt shumë dëmtues për Dibrën sepse Dibra nuk furnizohet me ujë nga liqeni dhe nga lumi Radika mirëpo është flora dhe fauna që do dëmtohet, plus nga lumi mbushet edhe liqeni i Dibrës dhe liqeni i Dibrës do mbetet si kënetë dhe është shumë projekt dëmtues", tha një banor.

Ditë më parë dibranët, të organizuar nga këshilli i shoqatave joqeveritare sportive, protestuan për të mbrojtur, siç e quajnë ata burimin kryesorë të ekzistencës, lumin Radika. Kryetari i këshillit, tha për televizionin Alsat se protestat nuk do të ndalen derisa nuk hiqet dorë nga ky projekt i dëmshëm për banorët.

"ELEM vazhdon të bëj me Dibrën atë që bëri para dyzet vitesh me zaptimin e tokës më të mirë dhe premtimet që atëherë i bëri nuk i mbajti dhe tash do edhe atë pikë uji që ka mbetur edhe atë me e devijuar, por, qytetarët dibranë janë të vendosur dhe kësaj radhe nuk ka as edhe një pikë uji. Unë nuk do e them atë të fundit por, fillimisht do ua dërgojmë peticionin, kryeministrit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës partive shqiptare në Maqedoni si dhe zotit Ahmeti si përfaqësues legjitim në qeveri si përfaqësues i shqiptarëve. Ne nuk do ndalemi këtu do ketë protesta dhe me çdo kusht do të pengohet ky projekt", deklaroi Bashkim Lleshi, Kryetar i këshillit të protestave.

Qëndrim të njëjtë ndan edhe kreu i komunës së Dibrës, Rruzhdi Lata. Sipas tij me këtë veprim qeveria del kundër vetes, kur kemi parasysh se, në këtë pjesë të Dibrës rritet rreth 50 për qind e florës dhe faunës në Maqedoni.

"Sa i takon këtij projekti anti dibranë dhe anti shqiptar në përgjithësi i njëjti nuk është bë me konsultimin e dibranëve të cilët dëmtohen nga ky projekt është dëm në konventat ndërkombëtare me ndërrimin e rrjedhës së ujit në mënyrë të natyrshme, është një grabitje e dytë e Dibrës sepse ELEM së pari mori fushën e Udovës që ishte hambar i Dibrës, e shndërroi në liqen nga i cili për 50 vite nuk kemi pasur ndonjë ndihmë për hendikep e jo ndonjë gjë tjetër dhe zullumqari më i madh për Dibrën paraqitet ndërmarrja e ELEM, me prodhimin e rrymës. Ne nuk jemi kundër prodhimit të rrymës në Maqedoni por jemi kundër që Dibra të bëhet kurban i prodhimit të rrymës", tha Ruzhdi Lata, Kryetar i Komunës së Dibrës.

Reagimet e banorëve të Dibrës vijnë pas paralajmërimit të ELEM-i që ujin e Lumit Radika të Dibrës, ta kahëzojë në drejtim të liqenit të Mavrovës për nevoja të prodhimit të rrymës, projekt ky i Ban...

Buy Now on CodeCanyon