Surprise Me!

A1 Report - SHBA, Obama ndez Pemën Kombëtare të Krishtlindjeve

2015-08-21 0 Dailymotion

SHBA - Presidenti amerikan Barack Obama së bashku me familjen e tij kanë ndezur Pemën Kombëtare të Krishtlindjeve, afër Shtëpisë së Bardhë. Kjo traditë e ka fillimin e vet në vitin 1923 kur u ndez përherë të parë nga Presidenti Calvin Coolidge.<br />Me gjithë shiun e lehtë që kishte filluar, Presidenti amerikan nuk i zhgënjeu mijëra qytetarë të mbledhur. Në vend të numëronte mbrapsht nga 10, Obama preferoi t'a niste numërimin nga 5.<br />Pas ndriçimit të pemës, në skenë performuan kengëtarja e njohur Aretha Franklin dhe Trio Forte.<br />Pema vjen për vitin e tretë nga Virgina dhe është 8.5 metra e lartë. Një pemë e cila kishte 10 vjet që përdorej për këto festime të fundvitit u rrëzua në vitin 2011 si pasojë e erërave të forta dhe pemët e tjera të vendosura pas saj, u kalbën brenda pak muajsh.

Buy Now on CodeCanyon