Surprise Me!

Panairi i turizmit dimëror, Peleshi: Gabuam si trajtuam turizmin

2015-08-21 0 Dailymotion

TIRANË - Turizmi malor është në qendër të një panairi që është hapur sot. I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe zv/kryeministri Niko Peleshi dhe zv/ministri i Turizmit, Gjon Radovani. Peleshi ka mbajtur një fjalë në "Panairin e turizmit malor e dimëror".

Peleshi tha se, "Shqipëria është në qendër të qendrës botërore të turizmit malor dhe dimëror".

Sipas tij, turizmi ende nuk përbën potencialin kryesor në ekonomi. "Gabuam me mënyrën si trajtuam bregdetin", ka thënë gjatë fjalë së tij, zv/kryeministri Niko Peleshi. "Duhet të zhvillojmë investimet private, kjo fillon nga turizmi. Duhet aleancë ndërmjet qeverisë dhe investuesve privatë", ka theksuar Peleshi.

Nga ana e tij, zv/ministri i Turizmit, Gjon Radovani tha se, pasuritë natyrore të Shqipërisë, duhet të futen në efiçencë. "Kemi një turizëm veror, pjesa tjetër e vitit është sporadike", ka thënë Radovani.

Sipas zëvendësministrit të Turizmit, ky turizëm malor duhet të riorganizohet, kemi nevojë për investime.

Buy Now on CodeCanyon