Surprise Me!

Zgjidhet problemi me punimet në rrugën Tearcë-Jazhincë

2015-08-21 0 Dailymotion

Komuna e Tearcës i ka dhënë leje Ministrisë së Brendshme për vazhdimin e punimeve për vendosjen e kabllove optike përgjatë rrugës Tearcë Jazhincë, por vetëm pasi është arritur marrëveshje për rikthimin e rrugës në gjendjen e mëparshme pas përfundimit të punimeve nga firma kontraktuese.

"Përfundimisht është arritur marrëveshja që pas përfundimit të punëve në rrugën regjionale, pjesët e dëmtuara të pronave private dhe atyre që janë në rrugën kryesore të kthehet çdo gjë në gjendjen e mëparshme", deklaroi Isen Asani, Kryetar i Komunës së Tearcës.

"Në takim me kryetarin në bazë të ligjeve të ndërtimit u morëm vesh që të gjitha parregullsitë që janë në teren të largohen në afat sa më të shpejtë të mundshme çka ekipi ynë që sot filloi me largimin e pengesave nga rruga", tha Zvonko Milenkoviç, realizues i punëve.

Megjithatë, për banorët marrëveshja nuk zgjidhë të gjitha problemet. Ata kërkojnë llogari edhe për dëmet që u shkaktohen bizneseve pasi punimet zhvillohen pranë dyqaneve të tyre.

"Të kishte ardhë dikush tek dera juaj të bënte një kanal si do ju dukej juve për shembull. Biznesin tim e pengon mjaft shkaku se 20 për qind më ka ra qarkullimi i mjeteve".

"Më pengon jo vetëm mua por edhe klientët që janë këtu, sepse është dëmtuar aq shumë dhe nuk e riparuan si duhet".

Ndryshe, firmës kontraktuese të MPB-së, një javë më parë inspektorati i komunës së Tearcës ua ndërpreu punët, shkaku i mos konsultimit me komunën për fatin e rrugës pas përfundimit të punimeve. Bashkim Sulejmani

Buy Now on CodeCanyon