TIRANE-Ministria e Bujqësisë reagon pas protestës së tregtarëve duke deklaruar se është e vendosur të mos bëj asnjë kompromis.

"Nuk do të hezitojmë dhe nuk do të ndalemi dhe as nuk kemi ndërmend të frenohemi nga kërkesa insistuese për zbatimin e standardeve të larta në produktet ushqimore. Asnjë kompromis për këtë standard" --deklaroi Panariti.

Ai tha se institucioni që ai drejton nuk mund të bëj kompromise me helmimet, infeksionet me kancer, me keqformimet embrionale që bazën e kanë tek ndotja e mjedisit dhe ndotja e prodhimeve ushqimore".

Por kreu i Ministrisë Bujqësisë dha gjithahstu një lajm pozitiv për tregtarët kur tha se "Të lejohen autoritet të bëjnë të mundur zbatimin e këtyre standarteve, dhe unë jam i bindur se nuk do të largohen nga tregu ata që zbatojnë standartet.

Të tjerët duhet të largohen, lobimi nuk i shpëton dot"- sqaroi Panariti