TIRANË - Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati është i bindur që Shqipëria do ta marrë statusin e vendit kandidat dhe sipas tij kjo është një meritë e të gjitha qeverive në Shqipëri.

Duke folur për A1 Report nga Luksemburgu ministri Bushati tha se, Hollanda nuk ka ende një vendim në lidhje me dhënien Shqipërisë të statusit të vendit kandidat.

I pyetur nga gazetarja, Joniada Koçi, Bushati tha se, vendet e BE-së e kanë vlerësuar luftën që po bën qeveria Rama ndaj krimit dhe korrupsionit.

"Belgjika dhe Luksemburgu kanë një qëndrim pro, Hollanda nuk ka një vendim ende. Gjatë ditës së sotme (dje) ka pasur një diskutim të gjatë dhe janë vlerësuar arritjet e Shqipërisë", ka thënë për A1 Report, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.

Më poshtë intervista e Ditmir Bushatit për A1 Report:

Çfarë kanë kërkuar më shumë përfaqësuesit e Holldandës?
Nuk është një çështje që ka të bëjë me rekomandimet e BE. Dihet që Hollanda edhe në dhjetorin e vitit 2012 i ka mbështetur kushtet e BE-së për Shqipërinë. Këto nuk janë pikëpamjet e qeverisë, por janë më tepër pikëpamjet e partive të ndryshme në vend. Po i afrohemi momentit ku do të kemi një vendimarrje javën tjetër dhe do të kemi mundësinë të shohim për mendimin që kanë vendet.

A do ta marrim statusin e vendit kandidat?
Nuk ka pikëpyetje që Shqipëria do ta marrë statusin e vendit kandidat. Pikëqëndrimi ynë është data 17 dhjetor dhe kjo është një mundësi e artë për të njohur përpjekjet që kanë bërë qeveritë shqiptare, partitë dhe nga të gjitha qeveritë e tranzicionit në Shqipëri dhe jo vetëm qeveria jonë. Kur flasim për statusin e vendit kandidat ky do të ishte një moment i rëndësishëm për vendin tonë dhe rajonin tonë.

A jemi përgatitur ne për çdo lloj vendimi?
Nuk ka dyshim që Shqipëria nuk ka ndonjë alternativë tjetër pasi nuk është thjeshtë një alternatitë e politikës së jashtme por kombëtare. Do të ishte shumë mirë dhe ne po punojmë që të martën ti akordohet statusi i vendit kandidat. Procesi i reformave gjithsesi do të vazhdojë për të përmirësuar cilësinë e jetës në Shqipëri. Jemi votuar për të ndryshuar ekonominë, cilësinë e jetës dhe i bëjmë reformat për të ndërtuar atdheun tonë të përbashkët e jo për të kënaqur BE.

Si janë dukur reformat që ka bërë qeveria Rama në vendet skeptike?
Pika kryesore dhe e besueshme është progres-raporti i KE dhe fjalës që ka mbajtur komisioneri i zgjerimit në BE. Aty janë theksuar reformat që ka ndërmarrë qeveria jonë kundër luftës ndaj korrupsionit dhe krimit. Të gjitha vendet kanë vlerësuar progresin dhe hapat që ka ndërmarrë Shqipëria.