Surprise Me!

A1 Report - Kalaja e Kanines rrezikon te shembet, banoret i vjedhin guret

2015-08-21 3 Dailymotion

VLORË - Kalaja e Kaninës në Vlorë po shkon drejt degradimit, duke rrezikuar shembjen e saj. Specialistët e monumenteve të kulturës kërkojnë ndërhyrje urgjente për restaurimin e mureve të kalasë dhe rrugën që të çon drejt kësaj kalaje.

Kalaja e Kaninës në Vlorë është një ndër fortesat më të vjetra në vend, e ndërtuar në shekullin e III para Krishtit. Por veçoritë e kësaj kalaje duket se po veniten dita-ditës, pasi prej vitesh ajo nuk njeh dorën e restaurimit të mureve rrethuese. Këto mure shekullore po rrënohen si nga koha, ashtu edhe nga papërgjegjshmëria e banorëve, të cilët shfrytëzojnë gurët e kalasë për nevoja të ndryshme.

Po ashtu, edhe rruga që të çon tek kjo kala lë për të dëshiruar. Specialisti i monumenteve të kultures, Kleridian Cipa jep alarmin, se nëse nuk ndërhyhet sa më parë në këtë kala ajo rrezikon të shembet.

Kalaja eKaninës ka një sipërfaqe prej 32 ha dhe është e ndarë në tre sheshe të mëdha, të cilat kanë shërbyer për aktivitete të ndryshme si dhe vend fushimi. Kalaja e Kaninës quhet dhe ballkoni i Vlorës, pasi pamja nga kjo kala të ofron panorama të bukur të gjithë gjirit të Vlorës.

Buy Now on CodeCanyon