ITALI- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Itali për një vizitë pune dhe është takuar me kryeministri italian Enrico Letta.

Dy homologët pas takimit kanë dhënë një konferencë për shtyp në Pallatin Chigi në Rome, ku Letta ka theksuar se Italia nuk ka dyshime për integrimin e Shqiperise dhe po punon per te bindur ndonje vend skeptik. Letta e ka quajtur gjithashtu Shqipërinë partner strategjik të Shqipërisë dhe ka përgëzuar punën e qeverisë Rama.

Ndersa Rama ka shprehur mirënjohjen për lobimin e Italisë dhe se po pret me durim dhe ndonjë vend skeptik. "Shqiperia e meriton statusin, për të do ishte stimul në reforma të tjera", ka theksuar Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare, i shoqëruar nga një delegacion i gjerë qeveritar është takuar sot paradite me guvernatorin e Puglias, Nichi Vendola dhe më pas ka marrë pjesë në konferencën mbi Alterenergy, "projekt i rëndësishëm për kooperimin mes Shqipërisë dhe Puglias".

Sipas mediave italiane, ky "është një takim i një rëndësie strategjike dhe hedh bazat për bashkëpunim të gjerë mes dy brigjeve të Adriatikut mbi temat e energjisë nga burime të ripërtëritshme, të domosdoshme për zhvillimin e qëndrueshëm të territoreve tona".

Ndërsa gjatë pasdites së sotme, kryeministri Rama ka zhvilluar takime në Confindustria. Vizita e kryeministri Rama në Itali u parapri nga një takim që kreu i qeverisë shqiptare Rama zhvilloi më 5 dhjetor me sipërmarrësit italiane.