Surprise Me!

A1 Report - Kore e Veriut, diktatori Kim Jong ekzekuton xhaxhain e tij

2015-08-21 18 Dailymotion

PHENIAN - Korea e Veriut ekzekuton Jang Song-Thaek, xhaxhain e Kim Jong-un, diktatorit aktual dhe liderit të Koresë së veriut.

Këtë e ka referuar agjencia zyrtare koreano-veriore Kcna, e cila shkruan se 65-vjeçari Jang, u përjashtua nga partia, të hënën e 3 dhjetorit dhe televizioni shtetëror kishte paraqitur momentin e arrestimit dhe të largimit të tij brutal.

Jang Song-Thaek, më parë kishte luajtur rolin e tutorit të liderit të ri, më pas ishte bërë krahu i djathë i tij, duke u bërë edhe numri 2 i regjimit. Ka mbajtur këtë detyrë, deri më 3 dhjetor, kur kishte ardhur njoftimi për largimin e tij.

Agjencia e lajmeve, nuk paraqet detajet e ekzekutimit të tij, por referon se gjykimi i Jang, u bë ditën e enjte gjatë procesit gjyqësor.

Në vitin 2011-të, me vdekjen e liderit Kim Jong-il, Jang ishte njeriu që i dha një ndihmesë të madhe nipit të tij Kim Jong-un, për të kaluar nën drejtimin e vendit, të lënë bosh nga i ati i këtij të fundit.

Akuza kryesore për dënimin e tij me vdekje, ishte pasi ai mendohet të kishte tentuar të rrëzonte pushtetin, duke organizuar një grusht shteti me aktivitete kundër-revolucionare.

Por sipas mediave lokale, ka shumë dyshime për ekzekutimin e tij, ndërkohë që agjencia shtetërore e lajmeve e quan Jang një `tradhëtar të shtetit`.

Sipas disa vëzhgimeve të para, eleminimi i Jang Song-Thaek, që ishte konsideruar si një nga mbështetësit kryesor të reformave ekonomike të ndërmarra nga qeveria kineze, mund të paraqesë një tjetër lëkundje të zonës, duke rritur edhe rreziqet e kërcënimeve dhe të sulmeve ndaj Koresë së Jugut, nga ana e Pyongyang.

Buy Now on CodeCanyon