FIER- Pas përfundimit të kontrollit nga auditi në kompaninë "Albpetrol", është përgatitur kallëzim penal për ish-administratorin e kësaj kompanie. Ferdinand Murati akuzohet për shpërdorim detyre dhe vjedhje, dhe do të kallëzohet penalisht në prokurorinë e Fierit nga administrata e "Albpetrol".<br /> <br />Nga auditimi ka rezultuar se ka pasur shkelje dhe abuzime në zbatimin e kontratave.<br /><br />Prokuroria e Fierit pritet të marrë dosjen në shqyrtim të hënën.