SHKODER- Zëvendësministrja e Brendshme Elona Gjebreja ka zhvilluar një takim me Policinë e Shkodrës, ku ka theksuar se këto tryeza ndiihmojnë që të kuptohen më mirë pikat e forta dhe të dobëta të policisë në komunitet.<br /> <br />Nga ana tjetër Drejtori i Policisë së qarkut Shkodër, Shaban Nexhi ka deklaruar se marrëdhëniet në mes policisë dhe komunitetit janë përmirësuar ndjeshëm, ndërsa ka theksuar se ka vend përsëri për bashkëpunim.<br /> <br />Këto aktivitete zhvillohen me qëllim për të krijuar një klimë më të ngushtë bashkëpunimi ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Komunitetit, në kontekstin, ku policia e sheh komunitetin si partnerin e saj në rritjen e nivelit të sigurisë.
