Surprise Me!

Ekspertët: Nevojiten analiza empirike në laboratorë

2015-08-21 0 Dailymotion

Literatura ekzistuese shkencore duhet të plotësohet me punime autoktone. Kështu u shprehën profesorët universitarë nga treva të ndryshme që morën pjesë në konferencën e parë shkencore të organizuar në Shkup. Sipas tyre është koha që mjekët, së bashku me studentët, të futen në laborator nga i cili të nxjerrin të dhëna për punimet e tyre, me të cilat do të mbushin boshllëqet e njohurive shkencore, qoftë në rangun e përgjithshëm botëror apo lokal. Vetëm përmes kontributeve origjinale, mund të plotësohen studimet shkencore, dhe jo të bëhet përsëritje e studimeve të tjera. Në këtë konferencë u kërkua edhe rritja e kritereve për punimet shkencore që publikohen në revistën shkencore 'Medikus'. Një nga kriteret është edhe regjistrimi i kësaj reviste ndërkombëtare në rangun e revistave me indeks faktor në botë.

"Duhet pa dyshim edhe një kërkim i plotë i literaturës në mënyrë që të për qartësohen dhe të identifikohen boshllëqet e njohurive shkencore në këtë fushë qoftë në rang të përgjithshëm botëror apo lokal, në mënyrë që ne të përpiqemi të mbushim këto mangësi të njohjes shkencore në këtë fushë. Pra të gjejmë, të dimë se si është njohja në këtë stad dhe duke u nisur nga kjo, ne të përpiqemi të japim një kontribut origjinal duke mbushur këto mangësi të mundshme që mund të gjejmë", tha Genc Sulchebe, profesor universitar nga Shqipëria.

"Koha është që ne mjekët shqiptar së bashku me studentët të cilët i kemi në universitet të futemi në laborator shkencore dhe aty për aty në mënyra konkrete të punojmë punimet tona vetjake ku do të kemi një rezultat të arritur", deklaroi Nevzat Elezi, kryetar i shoqatës së mjekëve shqiptar në Maqedoni.
Alsat-M

Buy Now on CodeCanyon