LUSHNJË - Një sipërfaqe toke prej 62 hektaresh ka përfshirë në konflikt banorët e dy fshatrave në Lushnje dhe në Peqin.

Banorët e fshatit Thanasaj të nënprefekturës së Lushnjës thonë se këtë sipërfaqe toke e shfrytëzojnë prej 23 vitesh dhe për këtë ata disponojnë dokumente të të parëve të tyre, që vërteton pronësinë e kësaj toke.

Ndërkohë, banorët e komunës së Pajovës në nënprefekturën e Peqinit thonë se pretendimi i fshatit Thanasaj nuk bazohet në fakte, pasi sipas tyre ata disponojnë certifikatë pronësie në bazë të ligjit 7501.

Nga ana tjetër, përfaqësues të dy komunave të shoqëruar edhe nga deputetë të zonës kanë organizuar një takim, ku kanë vendosur ngritjen e një komisioni, që do të verifikojë të gjitha dokumentacionet ligjore të të dyja palëve.

Vetëm pasi të verifikojë komisioni, atëherë do jepet e drejta e pronësisë së kësaj toke.