POGRADEC - Të gjithë prodhuesit tradicionalë të verës kanë nxjerrë produktin e këtij viti mbrëmë në një organizim të përvitshëm, të shoqëruar me një panair të gatimeve tradicionale.<br /><br />Edhe pse temperaturat shënonin disa gradë nën zero, përveç vendasve nuk kanë munguar në festë edhe mysafirët nga qytetet e tjera të vendit. Ata janë shprehur të entuziasmuar për këtë festë, që tashmë është kthyer në një traditë për qytetin e Pogradecit.<br /><br />Kryetari i bashkisë ka përshëndetur gjithë prodhuesit, të cilët po mbajnë gjallë këtë traditë të çmuar për qytetin, duke i dhënë Pogradecit disa çmime ndërkombëtare.
