Surprise Me!

A1 Report - Ngrihet Task Forca per uljen e nivelit te humbjeve te energjise

2015-08-21 8 Dailymotion

TIRANE- Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për ngritjen e një Task Force me qëllim përmirësimin e nivelit të arkëtimeve dhe uljen e humbjeve në sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike. Ngritja e kësaj Task Force u propozua nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë, në kuadër të masave emergjente që po ndërmerr qeveria për të përmirësuar situatën financiare të sektorit energjetik në vend.<br /> <br />Sipas ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, kjo Task Forcë do të bashkëpunojë me strukturat e CEZ Shpërndarje për të përcaktuar zonat e rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike, të cilat kërkojnë ndërhyrje emergjente për zbatimin e masave teknike; si dhe me institucionet e tjera shtetërore, për identifikimin dhe zbatimin e masave, në funksion të përmirësimit të nivelit të arkëtimeve të detyrimeve të energjisë elektrike.<br /> <br />Ministria e Energjisë dhe Industrisë thekson se "marrja e masave të menjëhershme nëpëmjet ngritjes së një Task Force për përmirësimin e treguesve financiarë të shoqërisë "CEZ Shpërndarje", është rekomanduar edhe nga Banka Botërore në misionin e saj të fundit në Shqipëri, ku kërkohet mbëeshtetja e të gjithë institucioneve shtetërore si e vetmja rrugë për daljen nga kriza të sektorit".

Buy Now on CodeCanyon