Kallëzimi penal ndaj ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, dhe 9 ish-zyrtarëve të tjerë, nuk është e para dosje në Prokurori për çështjen e reklamave. Në fillim të muajit tetor katër ish-zyrtarë të Ministrisë së Punës, në kohën kur drejtohej nga Spiro Ksera, u arrestuan nga policia pasi akuzoheshin për shpërdorim fondesh publike dhe falsifikim dokumentesh zyrtare, duke shkaktuar një dëm prej 20 milionë lekësh të reja.

Sipas të dhënave nga prokuroria, hetimi për këtë çështje ka nisur më 6 tetor të vitit 2011 për veprime në kundërshtim me ligjin gjatë organizimit të aktivitetit "1 Maji", Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, të cilët kishin abuzuar me spotin televiziv. Arrestimi i ish-drejtorëve të Kserës, abuzuan me spotin TV

Prokuroria ka provuar se nga ana e anëtarëve të Komisioneve të ngritura me urdhër të ministrit, janë falsifikuar dokumentet, kështu që konkursi për zgjedhjen e subjektit fitues ka është paracaktuar dhe nuk ka pasur konkurrim.

Ndërkaq, një tjetër dosje po shqyrtohet në Prokurorinë e Tiranës, për çështjen reklamave, ajo e ish-ministrit të Mbrojtjes Arben Imami, dhe disa ish-zyrtarë të tjerë të këtij dikasteri, të kallëzuar nga Minstrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli