TIRANE- Qeveria vendos sot ndërtimin e linjës së interkonjeksionit 110 kV Kukës (Shqipëri) - Prizren (Kosovë). Gjithashtu do të ngrihet
komisioni Ndërinstitucional përbashkërendimin e punës në zbatimin e projektit të Gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline (TAP).

Përfitimet kryesore që do t'i vijnë të dyja vendeve nga ndërtimi i kësaj linje janë:

Rritja e sigurisë së sistemit shqiptar dhe kosovar. Kjo ndikon në një fare mase edhe në sigurinë e sistemit rajonal të interkonjeksionit.

Realizimi i një uljeje të kostove të operimit të sistemeve të të dyja vendeve, si rrjedhojë e operimit dhe bashkërendimit të përbashkët nëpërmjet kësaj linje.

Kjo linjë ndihmon nëoptimizimin afatshkurtër dhe afatmesëm të burimeve hidrologjike dhe termale, përkatësisht, të Shqipërisë dhe Kosovës