TIRANE- Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Europian përmes një komunikimi telefonik i ka përcjellë mesazhin kryeministrit Edi Rama se Komisioni Europian mbështet Shqipërinë në rrugën drejt pranimit

Përmes një postimi në Twitter Fyle shkruan se i kishte telefonuar Ramën për t'i siguruar mbështetjen e palëkundur që KE ka për Shqipërinë.

"Kam telefonuar Kryeministrin Edi Rama, për ta siguruar atë dhe vendin e tij për mbështetjen dhe angazhimin e fortë të Komisionit Europian në udhëtimin e pranimit të Shqipërisë në BE", shkruan Stefan Fyle
Zv. Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm grek, Evangelos Venizelos deklaroi pas mbledhjes së Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE, se Greqia ishte në favor të dhënies së menjëhershme të statusit kandidat për Shqipërinë.

Venizelos udhëzoi ambasadorin e Greqisë në Tiranë, Leonidas Rokanas, të informojë qeverinë shqiptare për qëndrimin që Greqia mbajti në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme të BE-së, në favor të dhënies së menjëhershme të statusit për Shqipërinë.

Ai tha se në pajtim më qëndrimin e 28 shteteve anëtare të BE, Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme do të diskutojë në muajin qershor të vitit të ardhshëm, i cili përkon me fundin e presidencës greke, për miratimin e këtij vendimi.