TIRANE- Hetimet për eksplozivin e vendosur në makinën e prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi janë fokusuar në qytetin bredgetar.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se po hetohet pista e disa konflikteve të mëparshme në Vlorë.

Prefekti Besnik Dervishi kur u mor në pyetje pas zbulimit të eksplozivit pat deklaruar në Prokuororinë e Krimeve të Rënda se ka qenë objekt i sulmit nga mafia e ndërtimit.

Eksplozivi u konstatua në automjetin e prefektit që do përkohej në parkimin e kryeministrisë parditen e të premtes në 13 dhjetor. Ngjarja po hetohet si atentat i mbetur në tentativë ndaj prefektit Dervishi, ndërsa pista e hetimit është ajo e një sulmi nga mafia e ndërtimeve, për shkak të aksioneve të INUK në Vlorë.