KORÇË- Dhunohet nxënësi nga mësuesi i muzikës pasi kishte shkuar me vonesë në mësim. Rasti është denoncuar nga nxënësi Xhimi L., 15 vjeç, nxënës i klasës së nëntë në shkollën e fshatit Podgorie në Korçë.

Duke folur për korrespondenten e A1 Report dhe Shqiptarja.com, Lediona Xheladinaj, 15-vjeçari Xhimi L. nxënës i klasës 9 ka thënë se, "Mësuesi më qëlloi me grushte e shkelma".

Në lidhje me dhunën, 15-vjeçari ka denoncuar mësuesin e muzikës, Arbër Golloberda.

Pas ngjarjes, prindërit e nxënësit të klasës së 9-të kanë denoncuar mësuesin në policinë e Korçës.