Surprise Me!

A1 Report - Arrestohet Xhelal Mziu, kreu i bashkisë Kamzë: "I korruptuar"

2015-08-21 1 Dailymotion

TIRANË -- Arrestohet kreu i bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu.

Ngjarja ka ndodhur sot në mbrëmje rreth orës 18:15 në një bar-pastiçeri pranë Presidencës, ku gjendej rastësisht Mziu dhe sipas njoftimit zyrtar të prokurorisë, Mziu është vënë në pranga për "shpërdorim detyre" dhe pabarazi në tenderin e ndërtimit të rrugës "Valias i Ri-Varrezat Laknas", me vlerë 80 milionë lekë, kryer në maj 2013.

Ndërkohë mësohet se Gjykata e Tiranës, ka vendosur ndaj kryebashkiakut, masën e sigurisë arrest me burg, pas kërkesës së task forcë së prokurorisë pas një hetimi, i cili kishte nisur disa muaj më parë nga krimi ekonomik në Policinë e Tiranës.

Sipas burimeve të 'A1 Report", bashkë me të është arrestuar edhe drejtori i zyrës juridike të Bashkisë Kamzë, Atli Hoti, brenda së njëjtës akuzë, por ky i fundit është arrestuar pak çaste më vonë pas shpalljes "person në kërkim" nga policia.

Buy Now on CodeCanyon