LEZHË - Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i pyetur për arrestimin e kreut të Bashkisë Kamëz është shprehur se kjo mazhorancë është e vendosur të forcojë shtetin ligjor.

Nga Lezha ku ai ku merrte pjese në një aktivitet të organizuar nga Drejtoria e Policisë së Lezhës, për fëmijët e rënë në krye të detyrës, kryetari i Kuvendit tha se për të sjellë një situatë më të mirë ekonomike në vend duhet të forcohet sundimi i ligjit.

"qeveri është e vendosur për të forcuar sundimin e ligjit dhe për të luftuar krimin e e korruopsionit që rruga më e sigurt për të mbrojtur interesin publik. Kërkohet edhe një reform e plotë solide dhe transparente edhe në sistemin e drjetësisë. Gjithë kjo luftë e qeverisë ka nevojë për një angazhim transpranet të sistemit gjyqsore dhe të gjykatave, në mënyrë që të finalizohet me sukses", tha Meta gjatë fjalës së tij.

Meta shtoi se qeveria është e vendosur të krijojë një klimë më të mirë ndaj biznesit, duke ndërmarrë reforma rregullatore që ti vijnë në ndihmë këtij të fundit.

"Jam i bindur se për të sjellë një situatë ekonomike më të mirë, duhet të forcuar sundimi i ligjit", theksoi Meta.

Në aktivitetin e organizuar me fëmijët e policëve të rënë në krye të detyrës me rastin e festave të fundvitit kreu i Kuvendit, Meta si dhe zonja e tij, Monika Kryemadhi kanë, shpërndarë dhurata për ata, ndërsa është vlerësuar kontributi i dhënë nga baballarët e tyre në luftën ndaj krimit.