DURRËS - Është organizuar në Durrës një mbrëmje bamirësie në ndihmë të fëmijëve që vuajnë nga sëmundje të rënda hematologjike dhe tumore.

Personalitete të njohura shqiptare janë bërë pjesë e donacioneve në ndihmë të këtyre fëmijëve, ndërsa u kanë bërë apel të gjithë qytetarëve shqiptarë, që të kthejnë kokën nga kjo kategori.
Ky është Jordan Ferati, djaloshi nga Sukthi i Durrësit që në vend të lodrave dhe lojërave me shokët e tij lufton me një sëmundje të rëndë.

Ai u bë pjesë një mbrëmje bamirësie të organizuar në Durrës, që kishte si synim mbledhjen e sa më shumë donacioneve nga personalitete të njohura të shoqërisë shqiptare, për t'u ardhur në ndihmë fëmijëve që vuajnë sëmundje të rënda hematologjike dhe tumore.

Në ndihmë të fëmijëvë të sëmurë duke kontribuar me fondet e tyre erdhën emra të njohur si aktorja e njohur Tinka Kurti, zonja e parë Odeta Nishani, nënkryetarja e bashkisë së Tiranës, emra të njohur të botës së modës etj. Ata i bënë thirrje qytetarëve shqiptarw, që të kthejnë kokën nga kjo kategori e fëmijëve të sëmurë.