TIRANE- Një mesazh urimi i dërguar në numrin 067 40 67 677 për familjarët, miqtë apo shokët konvertohet në të ardhura për familjet në nevojë. Është kjo nisma e re e kryeministrisë në kuadër të projektit "Shqipëria uron, Shqipëria dhuron".

Mesazhet e urimit të dëguara nga qytetarët shfaqen në fasadën e kryeministrisë nëpërmjet projektorit.

Ky projekt i nisur ditë e martë ka si synim të ndajë gëzimin e festave me ata që këto festa i gjejnë në vështirësi dhe në pamundësi.

Në qendër të këtij projekti janë urimet për festat e fundvitit. Mjafton të dërgohet një sms me urimin përkatës dhe mesazhi do të shfaqet me shkronja drite në fasadën e selisë së qeverisë. Fondi që do të mblidhet nga sms-të e dërguara në numrin 067 40 67 677 do të përdoret për bamirësi.