TIRANE- Vrasësi serial Haki Miska,që është dënuar me burgim të përjetshëm për tre vrasje horror dhe plagosjen e rëndë me sëpatë të vajzës së tij Besiana Miska, tregon me detaje të gjitha ekzekutimet e kryera. Gazeta "Shqiptarja.com" publikon të plotë dëshminë e njeriut që në vitin 2010 tronditi opinionin publik me krimet e tij mostruoze të kryera në kohë të ndryshme. Miska rrëfen se ka vrarë gruan Mimoza Miska dhe se këtë krim e ka kryer në prezencë të fëmijëve, të cilëve u ka bërtitur duke i larguar në një dhomë tjetër. Klithmat mes lotëve të nënës së tyre janë dëgjuar nga fëmijët, por asnjë prej tyre s'ka guxuar të ndërhyjë.<br /><br />Eshtrat e Mimozës u gjetën pas 20 vitesh nga vrasja në një arë. Ndërkohë krimin e dytë e ka kryer ndaj shtetasit Gani Bruka, njerkut të tij, të cilin pasi e ka rrahur për vdekje ka deklaruar se Bruka ishte rrëzuar nga kumbulla. Një rreng i tillë është ngrënë nga policia. Vrasja e tretë që Haki Miska tregon me detaje është dhe ajo e nënës së tij Dije, të cilën e ka masakruar më sëpatë. Në të njëjtën kohë ka plagosur rëndë me sëpatë dhe vajzën e tij Besiana Miska. Sot publikohet dëshmia e plotë e vrasësit serial.
