TIRANE- Në Komisionin parlamentar të Ekonomisë, mazhoranca ka votuar 1 për 1 nenet e paketës fiskale, në një kohë që opozita ka protestuar pasi ka votuar kundër çdo nen. Sa i takon ligjit për pagesën e kontributit shoqëror dhe shëndetësor në fshat e qytet, opozita ka pretenduar se tarifat e reja u shtojnë barrën fermerëve.

Deputeti i PD-së Shrefedin Shehu kërkoi që të specifikohet sesa do të paguajnë sigurime shëndetësore fshatarët.

"Ja keni fut kot. Specifikoni sa do të paguajnë fshatarët sigurime" -- ka thënë ai.

Ndërkohë që deputeti i PS-së Ervin Koçi tha "Ligji përcakton qartë se sa paguan fshati" dhe akuzoi opozitën se po spekulon.

Gjatë diskutimit për taksat vendore, deputeti i PS-së, Koço Kokëdhima, propozoi vendosjen e një takse të re për ndërtimet e reja, me qëllim stimulimin e ndërtimeve stoqe, që prej vitesh rrinë pa shitur.

Shqyrtimi nen për nen për dy draftet e miratuara në parim, pr/buxheti dhe paketa fiskale 2014, duhet të mbyllet brenda 2 ditësh pasi në seancën që do të mbahet më 28 dhjetor, do të bëhet edhe votimi në tërësi i tyre.

Duke iu referuar kohës së kufizuar dhe mbledhjeve intensive të komisioneve kuvendore, opozita hodhi dyshime rreth mundësisë që propozime.