TIRANË - Ambasadori amerikan, Alexander Arvizu ka uruar shqiptarët nëpërmjet nismës "Shqipëria uron, Shqipëria dhuron".

Ai ka uruar që 2014 të jetë vit i Shqipërisë, një vit me të cilin mund të krenohen gjithë shqiptarët. Duke theksuar se SHBA mbeten përherë miqtë tanë.

"Uroj sinqerisht që 2014 të jetë 'Viti i Shqipërisë' -- një vit me të cilin mund të krenoheni të gjithë! Gëzuar Vitin e Ri dhe urimet më të mira nga miqtë tuaj në Ambasadën Amerikane! Alex Arvizu", shkruhet në urim.

Urimi është shfaqur sot në mbrëmje në fasadën e Kryeministrisë në mesazhet që prej dy ditësh dërgohen falas dhe lexohen nga të gjithë falë projektimeve elektronike, ideuar nga qeveria.

Ky urim përshëndetës shfaqet pikërisht aty ku një mjaft shqiptarë kundërshtuan apo dhe e gdhinë për t'i thënë jo propozimit amerikan për armët kimike në Shqipëri.